Një banesë është kapluar nga flakët në orët e para të ditës së shtunë në qytetin e Gjilanit.
Nga flakët që dogjën banesën ka humbur jetën edhe një 50 vjeçar, tashmë informacion i konfirmuar.
LEXO gjithashtu edhe:
Ndërkohë, tetë persona të tjerë kanë arritur të evakuohen falë intervenimit emergjent nga ekipi i KEDS-it.
Gazeta “Enigma” raporton se punëtorët e KEDS kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpëtuar tetë persona.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. /Gazeta Enigma/