Punëtorët e kompanive të pastrimit, të shkollave në Komunën e Gjilanit, janë duke protestuar para dyerve të kryetarit, Alban Hyseni, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo pasi që atyre nuk iu është paguar muaji mars, si pasoj e shkëputjes të tenderit që Komuna kishte me kompaninë private për të cilën punojnë këta punëtor.
Njëra nga protestueset i tha Gazetës “Enigma”, në kushte anonimiteti se atyre po i bëhet një padrejtësi e madhe, prandaj edhe sot kanë dalur të protestojnë.
Sipas saj gjendja në shkolla është e tmerrshme.
“Sot kemi dal për t’i kërku pagat tona, vetëm dilni shikoni gjendjen në shkolla është tmerr”, theksoi ajo.
Ndërkohë nga Komuna e Gjilanit ende nuk është ofruar zgjidhje për ta. /Gazeta Enigma.