Punëtorët Shëndetësorë të QKUK-së më 6 tetor organizojnë protestë

Punëtorët Shëndetësorë të QKUK-së më 6 tetor organizojnë protestë

Më 6 tetor 2022 do të organizohet protestë nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së. Sipas njoftimit për media të bërë nga kjo sindikatë, protesta vjen si rezultat i mosreflektimit të SHSKUK-së dhe QKUK-së karshi kërkesave të kësaj sindikate.

Nga kjo sindikatë kanë ftuar anëtarësinë, infermierët, mamitë e profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protesës për të kundërshtuar siç thonë diskriminim dhe standardet e dyfishta në raport me punëtorët.

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e mbështetë dhe ofron bashkëpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve edhe ashtu skajshmërisht të mbingarkuar me punë”, thuhet në njoftim.

Kërkesat e Sindikatës që të anulohen urdhëresat :

Urdhëresën që infermieri të nê shkruhet në hyrje / dalje nga dhoma e pacientit, duke e komsideruar si urdhëresë diskrimiuese dhe përdorim të standartit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese,

Urdhëres që infermierët të bëjnë evidentimin e ferkuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e komsideruar urdhëresë e cila nuk bënë pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit,

Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompenzohen për këtë detyrë,

Urdhëresën e cila e obligon infermierin që t’a ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekete që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët e tyre kudjestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa.

Related Articles