Punëtoret teknike të Kuvendit hyjnë në muajin e tretë të grevës

Punëtoret teknike të Kuvendit hyjnë në muajin e tretë të grevës

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se greva e punëtoreve teknike të Kuvendit, tashmë ka hyrë në muajin e tretë.

Kështu u shpreh ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa tregoi se vetëm plotësimi i kërkesave i kthen ato në punë.

“Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës në Kuvendin e Kosovës , greva me e gjatë që e njeh historia , të dy palët nuk po lëvizin , grevistët jo se jo , vetem plotësimi i kërkesës ato i kthen në punë. Një gjest për t’u respektuar është nga Saranda Bogujevci , nenkryetare e Kuvendit e cila nuk i la të merdhihen në këto temperatura të ftohta por i akomodoi grevistet në ambientin e brendshëm të Kuvendit .Faleminderit Sarandë , për tjerat shoëim dhe vazhdojmë “, shkruan ai.

Punëtoret teknike të Kuvendit  të Kosovës kanë hyrë në grevë me kërkesën për rritje pagash. /Gazeta Enigma

Related Articles