Punime në rrugën Bresalc – Kizhnicë gjatë gjithë ditës së hënë

Punime në rrugën Bresalc – Kizhnicë gjatë gjithë ditës së hënë

Të hënën më 19 maj do të fillojnë punimet në rrugën Bresalc – Kizhnicë dhe rrjedhimisht rruga do të jetë e bllokuar për mjetet automobilistike, shkruan Gazeta Enigma. Kjo rrugë pritet të asfaltohet dhe pritet të jetë me standard moderne. Qytetarët nuk do të kenë më probleme sa i përket qarkullimit.

Për ditën e hënë, më 19 maj, luten qytetarët që të përdoren rrugë alternative, si ato Breslac – Zhegovc, udhëkryqi i Lipjanit, rruga Bresalc – Gadish, apo edhe ajo Gjilan – Ferizaj.

Luten qytetarët që të mos e frekuentojnë rrugën Breslac – Kizhnicë për shkak të punimeve.

Gjithashtu, gjatë gjithë verës pritet të ketë punime dhe kolona të gjata. Për t’ju ikur pritjeve dhe kolonave, luteni të shfrytëzoni rrugët alternative.

/Gazeta Enigma/

Related Articles