Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë vizitën e tij të parë në territorin ukrainas të pushtuar që nga fillimi i luftës, duke vizituar Mariupolin në juglindje të vendit.
Putini bëri atë që media shtetërore e përshkruan si një “udhëtim pune” në Donetsk, i cili u aneksua në shtator të vitit të kaluar pas pushtimit rus.
Vizita u duk se ishte një shfaqje sfide pasi një urdhër-arresti për krime lufte u lëshua për të nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale të premten.
Putin, i cili mbërriti me një helikopter, udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, e cila citon Kremlinin, përcjell Klankosova.tv
Putin vizitoi gjithashtu Krimenë dje për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit të Detit të Zi nga Ukraina.
Ai aneksoi rajonet ukrainase të Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhzhisë në shtator, duke nënshkruar një ligj që “i zhyti” ato në Rusi pas të ashtuquajturit referendum të refuzuar si një mashtrim nga Ukraina dhe Perëndimi.