Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Pyper ka pyetur qytetarët se në çfarë niveli besojnë se është korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë pas operacionit “Subvencioni 2021”, ku 66.53 % e respodentëve mendojnë se është në nivel të lartë, 13.01% mendojnë se është në nivel të mesëm, 2.62% në nivel të ulët dhe 17.84% e respodentëve nuk kanë pasur opinion, transmeton Gazeta Enigma.
Gjithashtu, qytetarët janë pyetur nëse besojnë se ka korrupsion të këtij niveli edhe nëpër institucione tjera, ku 76.81% kanë deklaruar po, 18.89% nuk kanë pasur përgjigje, kurse 4.30 % mendojnë se nuk ka korrupsion në institucione tjera.
Po ashtu, qytetarët janë pyetur se si e vlerësojnë punën e bërë nga Qeveria Kurti 2 gjatë këtyre 100 ditëve, ku 44.60% e kanë vlerësuar si të mirë, 25.08% e kanë vlerësuar si deri diku të mirë, 11.86% të keqe. dhe 18.47% nuk kanë pasur opinion.
Në pyetjen se cili ka qenë prioriteti i Qeverisë Kurti në 100 ditët e punës, 40.71% mendojnë se ka qenë menaxhimi i pandemisë, 29.91% mendojnë që ka qenë sundimi i ligjit, 17.73% mendojnë se ka qenë dialogu me Serbinë dhe 11.65% mendojnë se ka qenë zhvillimi ekonomik./Gazdeta Enigma/