Qalaj: Inspektorati shkoi në Mitrovicë me urdhër të Sveçlës për të intervistuar policët që po dokumentojnë shkeljet

Qalaj: Inspektorati shkoi në Mitrovicë me urdhër të Sveçlës për të intervistuar policët që po dokumentojnë shkeljet

Mbrëmjen e së hënës u raportua në media se në QKN në Mitrovicë gjatë numërimit të votave kanë hasur në disa parregullsi, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në vendin e ngjarjes doli edhe prokurori, Shpëtim Peci, i cili dha urdhër që numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, të vazhdojë.

Pas këtij vendimi brenda qendrës së votimit ndodhen vetëm zyrtarët e LVV-së. Ndërsa zyrtarët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, AKR-së, Nisma-s dhe KDTP-së nuk vazhdojnë numërimin. Kryeprokurori i Mitrovicës bashkë me prokurorin e rastit kthehen sërish në Qendrën e Numërimit, procesi ndalet.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, i cili tha se ky urdhër është bërë direkt nga ministri Xhelal Sveçla.

Tutje ai ka theksuar se IPK ka bërë shkelje duke i ndaluar zyrtarët policorë që po dokumentonin parregullsitë e gjetura atje.

“Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, ka shkuar në Mitrovicë për të intervistuar hetuesit dhe policët e forenzikës, të cilët nisën hetimet për shkelje në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë”, tha Qalaj për “Enigmën”.

Tutje ai ka theksuar se “IPK-ja ka bërë shkelje duke i ndaluar hetuesit policorë, të cilët po dokumentonin me fotografi parregullsitë e gjetura me fletvotime”. /Gazeta Enigma/

Related Articles