Policia e Kosovës bën të ditur se një femër në Prishtinë është qëlluar aksidentalisht me pushkë ajrore nga një e mitur, raporton Gazeta Enigma.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se aksidentalisht është qëlluar me pushkë ajrore nga e mitura femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes nga i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore.
I dyshuari (pronari) është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndryshe, rasti ka ndodhur të hënën në ora 11:00 në Prishtinë.