Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka liruar nga detyra e ambasadorit në Paris, Qëndrim Gashin. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, Gashi, i cili ka thënë se ky vendim ka ardhur pas kërkesës së tij në dhjetor të vitit të kaluar.
Përmes statusit në Facebook, Qendrim Gashi e ka konfirmuar se është liruar nga detyra e ambasadorit.
Gashi ka falënderuar të gjithë liderët institucioanlë për përprahjen dhe bashkëpunimin, duke filluar nga ish-presidentija Atifete Jahajaga e cila edhe e kishte emëruar në vitin 2015.
“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris. T’i shërbesh vendit si ambasador është privilegj. T’i shërbesh vendit me përkushtim, është obligim. Përfaqësimi i Kosovës në Francë, si dhe në Andorë e Monako, e për një kohë edhe në Portugali, ka qenë nder i jashtëzakonshëm për mua.” ka shkruar ai, raporton Gazeta Enigma.