Ballkani do ta zhvillojë sonte (e enjte) njëren prej ndeshjeve më me rëndësi në histori të klubit.
Djelmoshat që drejtohen nga trajneri shqiptar, Ilir Daja do të kenë punë me Klaksvikun në kuadër të rundit të tretë eliminator në Ligën e Konferencës.
Ndeshja në fjalë luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte në mbrëmje, kurse ajo e kthimit pas një jave në Ishujt Faroe.
Futbollistët e skuadrës nga Ishujt Faroe kanë arritur dje në Prishtinë.
Kurse, dje në mbrëmje kanë mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes së sotme.
Por, futbollisti i Klaksvikut, Mathias Rosenorn e ka bërë një huqje të madhe.
Ai ka publikuar një fotografi në “Instastory” dje të stadiumit “Fadil Vokrri”, por duke e etiketuar diskotekën e famshme, “Duplex”, e cila gjendet aty pranë.