“Qeveri kthjellu sa nuk është vonë” – Përfundon protesta e punëtorëve të sektorit privat

“Qeveri kthjellu sa nuk është vonë” – Përfundon protesta e punëtorëve të sektorit privat

Ka përfunduar protesta e thirrur nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.



Në të protestë morën shumë qytetarë të cilët mbanin në duar pllakata me mbishkrime si: “Qeveri nënshkruaje marrëveshjen kolektive”, “Kërkojmë rritjen e pagave”, “Duam të drejtat tona” e të tjera.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në Sektorin Privat të Kosovës, tha se paga minimale në sektorin privat vazhdon të jetë 130 deri në 170 euro, pavarësisht se Qeveria e Kosovës kishte premtuar 350 euro për një pagë të tillë.

“Qeveria e Kosovës i kërkon kompanive që të rritin pagat sa për sy e faqe, por në realitet punëtorët tanë paguhen me 170 euro. Në vitin e zgjedhjeve, po ua përkujtojmë çka na thanë, na thanë që në 2022 do të kemi pagë minimale 350 euro, pas dy vjetësh janë 170 dhe 130 euro”, u shpreh Azemi para protestuesve, njofton Klankosova.tv

Sipas tij, shteti ua ka dhënë të drejtën kompanive të bëjnë me punëtorët e sektorit privat çka të duan, me bekimin e qeverisë së Kosovës.

Azemi i radhiti edhe premtimet që, sipas tij, nuk janë përmbushur nga qeveria.

“Na thanë do të keni jetë të dinjitetshme, veç fjalë paskan qenë. Premtuan 200 inspektorë të punës, nuk ka. Na premtuan gjykatë të punës, por nuk ka. Fond të sigurimeve, nuk ka. E gjithë kjo e ka një mesazh, nuk do të ju lusim më, qeveri e nderuar tani e tutje të mirat e juaja do t’i marrin të tjerët… Qeveri,kthjelluni sa nuk është bërë vonë”, shtoi ai.

Related Articles