Qeveria alarmon për masa të reja: “Varianti i ri po shkakton sëmundje dhe vdekje”

Qeveria alarmon për masa të reja: “Varianti i ri po shkakton sëmundje dhe vdekje”

Pas shtimit të rasteve të imfeksionit me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka dalur me njoftim të ri duke i bërë thirrje qytetarëve për kujdes, raporton Gazeta “Enigma”.

Në njoftimin e ekzekutivit thuhet se pothuasje të gjitha rastet e reja të infeksionit janë të variantit Omicron, i cili po përhapet jashtëzakonisht shpejt.

Përmes një reagimi, Qeveria ka thënë se varianti i ri Omicron kërkon kërkon edhe përditësim të masave, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve.

“Kështu u tha edhe në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19. Masat kanë për qëllim primar ruajtjen e shëndetit si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, që të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas Qeverisë një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë për t’u vaksinuar sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese.

“Respektimi i masave dhe vaksinimi do të na ndihmojë që të kalojmë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja”, thuhet në reagimin e tyre.

“Si gjithmonë, mjeti më i fortë dhe më efikas për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët përreth nesh, mbetet vaksinimi masiv. Prandaj vaksinohuni sa më shpejt dhe, në veçanti, merrni dozën përforcuese posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles