Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Veriut që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit për të gjithë qytetarët e katër komunave veriore që të aplikojnë për masën e punësimit, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Finacave përmes një njoftimi në profilin e tyre në Facebook, ku kanë njoftuar se për masën e punësimit mund të aplikojnë të gjithë qytetarët nga komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Sipas tyre kjo masë ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh./Gazeta Enigma/