Qeveria e Kosovës ka hapur një tender për marrjen me qira të 235 veturave “zero-zero” të vitit të prodhimit 2023-2024, për nevojat e institucioneve shtetërore.
Vlera e parashikuar për këtë tender është 4.97 milionë euro dhe koha e qirasë do të jetë 60 muaj, shkruan Gazeta Enigma.
Procesi i tenderit po zhvillohet përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), dhe veturat me qera do të përdoren nga një numër i institucioneve të ndryshme, siç është specifikuar në dokumentin e tenderit.
Veturat janë të ndara në 5 modele, të cilat nuk janë publikuar në detaje, përveç faktit që çdo veturë duhet të jetë e vitit të prodhimit 2023/2024.
Vlera e parashikuar për secilin lot është si më poshtë:
Totali – 4,974,000.00€
Lot 1 – 756,000.00€
Lot 2 – 549,000.00€
Lot 3 – 1,110,000.00€
Lot 4 – 1,920,000.00€
Lot 5 – 639,000.00€