Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 50 mijë euro për familjen e policit të ndjerë Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Enigma.
Kryeministri Kurti tha se gjithherë do t’i përkulemi veprës së Bunjakut, që u vra nga forcat serbe në veri të vendit.
“Për familjen e tij sot dhe për çdo ditë tjetër është obligim i yni që kemi përballe vetmohimit të Afrimit ne sado pak ta përmbushim për aq sa mundemi e kemi për atë që ai la pas prapa, familjen e tij. Sot do të aprovojmë vendimin për ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e tij. Para veprës së tij cdo herë do përkulemi”, tha kryeministri Kurti. / Gazeta Enigma.
Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Afrim Bunjaku
