Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për Gazën

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për Gazën

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar alokimi i 500 mijë eurove për ndihmën humanitare në Gazë.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se populli palestinez ka nevojë për mbështetje të menjëhershme, pas pasojave të luftës që ka shpërthyer në tetor të vitit 2023, shkruan Gazeta Enigma.

Tutje, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ai ka bërë thirrje që armëpushimi aktual atje të shfrytëzohet për arritje të paqes së qëndrueshme.

“Konflikti në Gaza ka shkaktuar humbje të mëdha për popullin palestinez. Që të rindërtojmë vendin e tyre ata kanë nevojë për ndihmën e shteteve të tjera. Për këtë arsye MPJ ka kërkuar nga MF ndarjen e gjysmë milioni euro mbështetje për popullin palestinez. Qeveria bën thirrje që armëpushimi të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme”./GazetaEnigma/

Related Articles