Qeveria e Kosovës nis me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Qeveria e Kosovës nis me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi dje në Bullgari ku 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryeministri Kurti para fillimit të mbledhjes u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ftoi kabinetin qeveritar për një minutë heshtje.

“Një udhëtim që do të duhej të përfundonte me kujtime të mira, u kthye në tragjedi në aksidentin në Bullgari. Në emrin tim dhe në emër të qeverisë së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse të lënduarve shërim të shpejt.Në shenjë solidarizimi me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sot në Kosovë është ditë zie. Ju ftoj për një minut heshtje në nderim të viktimave”, tha ai. /Gazeta Enigma

Related Articles