Qeveria e Kosovës organizon udhëtimin e parë pa viza, të parët udhëtojnë falas

Qeveria e Kosovës organizon udhëtimin e parë pa viza, të parët udhëtojnë falas

Qeveria e Kosovës do të organizojë udhëtimin e parë pa viza për qytetarët.

Kësisoji, me fillim nga ora 10:00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, do t’i përshëndesin qytetarët e parë që udhëtojnë falas.

Ata janë përfitues nga kuizi i BE-së, i organizuar në kuadër të fushatës për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pritjes i erdhi fundi.

Krahas ndërrimit të moteve, qytetarët mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, duke filluar nga 1 janari i vitit 2024.

Related Articles