Nën kryesimin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, sot do të mbledhet ekzekutivi, raporton Gazeta Enigma.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës nis nga ora 10:00.
Një agjendë prej 30 pikash do diskutohet, teksa pjesë e agjendës është edhe Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti.
Do të shqyrtohet edhe Projektligji për Rezervat e Detyrueshme të Naftës dhe ai për Inspktoratin e Arsimit. / Gazeta Enigma.