Qeveria e Kosovës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Turqi ky qindra persona humbën jetën, si pasojë e një tërmeti që goditi vendin, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga ekzekutivi i kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri.
Në komunikatën e tyre thuhet se mbesin me shpresë që ky numër të mos rritet më shumë, teksa të lënduarve u kanë uruar shërim të shpejtë
LEXO EDHE: Gjende alarmante: Shkon në 500 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri, rreth 3 mijë të plagosur
“Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet ndër të tjera.