Qeveria hoqi pjesërisht masat për produktet serbe, Vuçeviq mirëpret vendimin

Qeveria hoqi pjesërisht masat për produktet serbe, Vuçeviq mirëpret vendimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës ka njoftuar se Kosova e ka ndërruar masën e sigurisë (për mallrat serbe), nga kufizimi tek kontrolli i shtuar.

Një vendim të tillë me sa duket e ka mirëpritur, kryeministri serb Millosh Vuçeviq, i cili ka thënë se me vendimin për heqjen e ndalimit për hyrjen e produkteve nga Serbia në pikën kufitare të Merdarë, Kosova, sipas tij, e ka zbutur “tensionin që ekzistonte prej kohësh”.

Ai tha se serbët në Kosovë mund të marrin furnizim të rregullt me ​​ushqime dhe ilaçe, njofton Kosovonline, përcjellë Gazeta Enigma.

Vuçeviq shtoi se do të dëshironte që vendimi të mos ishte vetëm për Merdarë.

“Është një përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila theksoi fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për marrëveshje, nuk mendojmë se kompromisi është gjë e keqe, veçanërisht nëse kjo do të krijojë kushte më të mira për jetën e serbëve në Kosovë”, tha Vuçeviq./Gazeta Enigma

Related Articles