Qeveria iu ndanë para disa mediave dhe OJQ-ve, publikohet lista preliminare

Qeveria iu ndanë para disa mediave dhe OJQ-ve, publikohet lista preliminare

Qeveria iu ka ndarë para disa organizatave joqeveritare dhe disa mediave. Të hënën Zyra e Kryeministrit ka publikuar listën preliminare të përfituesve.

Gjithsej 33 organizata joqeveritare dhe 15 media do të marrin para nga Qeveria, që paraprakisht shpalli një thirrje publike në maj “për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Kosovë”.

“Leadership Development Association Albania”, “Demokraci dhe Diversitet” e “15 Shkurti”, janë organizatat e renditura lart në listën preliminare të përfituesve. Lista vijon me të tjera organizata shqiptare dhe serbe.

Ndërkaq “Paper Radio” dhe “RTV Besa” janë në krye të listës preliminare të mediave që do të përfitojnë nga Qeveria.

OJQ-të që kanë aplikuar për t’u financuar nga Qeveria kanë të drejtë ankese me shkrim në Komisionin e Ankesave të Zyrës së Kryeministrit deri më 8 gusht.

Rezultatet nga lista paraprake shndërrohet në perfundimtare, pasi të jenë kryer të gjitha procedurat dhe afatet e parapara.

LISTA

Related Articles