Qeveria me ngjyrat e LGBT, Kurti ka një mesazh

Qeveria me ngjyrat e LGBT, Kurti ka një mesazh

Sot shënon Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ku me këtë rast Qeveria e Kosovës, është ndriçuar me flamurin shumëngjyrësh të LGBTIQ +, shkruan GazetaEnigma.

Kjo nënkupton si shenjë solidarizimi me personat e komunitetit LGBTIQ+.

Me këtë rast kryeministri i vendit Albin Kurti, ka publikuar një fotografi në Twitter, teksa ka shfaqur qeverinë e ndriçuar me ngjyrat e flamurti të LGBTIQ+.

“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, ka shkruar Kurti./ GazetaEnigma

Postimi i plotë:

Related Articles