Qeveria miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Qeveria miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën projektligjin për formimin e Gjykatës Komerciale, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ministria i ka kushtuar vëmendje të veçantë Gjykatës Komerciale dhe ka hartuar projektligjin për këtë.

Sipas saj, trajtimi i lëndëve komerciale ka dëmtuar ambientin e të bërit biznes pasi që ka zgjatur me vite të tëra dhe ka lindur ideja për këtë që të formohet një gjykatë e tillë.

“Themelimi i gjykatës do të krijojë vende të reja të punës” ka thënë ajo./Gazeta Enigma.

Related Articles