Qeveria në detyrë ka vendosur të ndajë nga 100 euro për fundvit, për fëmijët dhe pensionistët.
Këtë e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Njoftimi i Kurtit:
Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.
Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.
Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.
Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.
Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!
