Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendime për shpronësim të disa pronave në disa komuna të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Duke e arsyetuar vendimin kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se do të marrin një varg vendimesh, që sipas tij, kanë të bëjnë me investime e projekte infrastrukturore në komunat e Kosovës.
“Kemi në rend dite vendimin për shpronësimin e pronave nga realizimi i projektit të banimit të përballueshëm deh social në Podujevë, aty po ndërtohen dy ndërtesa me 133 njësi banesore, prej të cilave 1-6 janë të dedikuara për banim të përballueshëm dhe 27 për banim social”, është shprehur Kurti.
Ai ka thënë se në Ferizaj po bëjmë shpronësimin e pronave që menaxhohen nga AKP-ja për ndërtimin e qendrës për sport dhe kulturë, ndërkohë që në komunën e Prizrenit, ka theksuar se po i shpronësojnë disa prona për realizimin e projektit për objekte edukativo-arsimore dhe sportive.
“Në Suharekë po vazhdojnë procedurat për shpronësim, duke i hapur rrugë projektit për zgjerimin e rrugës në fshatin Mushtitsht që e lidh Komunën e Suharekës më atë të Shtërpcës”, ka deklaruar Kurti.