Sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri janë një cak i vazhdueshëm tash e disa vite nga grupet kriminale të Serbisë, por kohëve të fundit ato janë shpeshtuar, njofton GazetaEnigma.
Para disa ditësh u raportua edhe për një sulm tjetër në një pikë kontrolli në Leposaviq.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar të hënën në Bistricë të Leposaviqit, nga një veturë që nuk u ndalua për kontroll rutinë.
Ndërkohë Qeveria e Kosovës po qëndron në “heshtje” lidhur me gjendjen e Policisë së Kosovës, të cilët vazhdimisht janë duke u provokuar nga grupet kriminale serbe.
Gazeta Enigma ka kontaktuar edhe me Bashkimin Evropian lidhur me situatat e fundit në të cilat janë gjendur Policia e Kosovës, por që fatkeqësisht vendosën të “heshtin”.
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe njëherit deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, në një përgjigje për “Gazetën Enigma“, tha se sulmet ndaj Policisë së Kosovës muajt e fundit janë më të shpeshta të cilat u tensionuan pas largimit të pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës duke u “dirigjuar” nga presidenti serb dhe Qeveria e Serbisë.
“Sulme ndaj Policisë së Kosovës ka pasur në vazhdimësi edhe viteve të kaluara, mirëpo këto ditë sulmet janë më të shpeshta dhe kjo është për shkak të gjendjes së tensionuar që po mbretëron në veri muajt e fundit për shkak të largimit të pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës dhe po ashtu për shkak të instruksionet që i marrin nga presidenti serb dhe Qeveria e Serbisë dhe realisht këto kërcënime dhe këto sulme janë duke u koordinuar edhe me elementin kriminal që është prezent në komunat veriore”, thotë ai.
“Sa i përket sulmit të fundit Policia e Kosovës ka reaguar në mënyrë shumë profesionale, meqënse ka ndaluar kryejsit potencial të një rasti të vrasjes pasiqë unë e konsideroj si tentin vrasje kur dikush tenton ta godas policin me veturë, dhe e vetmja përgjigje e Policisë ka qenë ndalja e kërcënimit me armë pra për të shpetuar jetën e tij dhe të kolegut të tyre”, shprehet Qalaj.
Ndërkohë “heshtja” e Qeverisë sipas deputetit të PDK-së, po e lë popullin e Kosovës në terr në fusha të ndryshme e shumë të rëndësishme.
“Kurse sa i përket mosreagimit të Qeverisë, realisht nuk e di çka po ndodh, Qeveria po e lë popullin e Kosovës në në terr informativ. Nuk po informon për ngjarjet, proceset, çështjen e dialogut, të veriut, takimet dhe marrëveshjet sekrete sidomos për barrikadat, unë po dyshoj që kjo Qeveri nuk ka ndonjë qëllim të mirë ndaj vendit. Gjendja e Policëve ishte e rëndë kur rrugët në veri kanë qenë të bllokuara, ku pas marrëveshjes sekrete Qeveria i “amnistoj” kriminelët e armatosur”, përfundoi Qalaj për “Enigmën“.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala për Gazetën Enigma, deklaroi se Policia e Kosovës në veri duhget të ndryshoj strategji duke marr raport analizues të veprimeve të tyre nga viti 2011.
“Zyrtarët e rendit janë gjithmonë para rrezikut të kryerjes se veprimeve ligjore që për detyrë kanë mbrojtjen e rendit dhe kushtetushmerin në çdo kohë dhe moment. Policia e Kosovës duhet ta ndryshoj mënyren e veprimit në atë pjesë duke marr raport analizues të veprimeve të tyre që nga 2011 e tutje që mos të vin para një situate të palakmushme që mund të prodhojë kërcnim dhe rrezikshmëri. Kosova duhet të jetë në atë pjesë me një strategji preventive duke ofruar projekte në bashkësi të organizuar nga Policia e vendit”, tha Shala./GAZETAENIGMA/