Qeveria del me detaje: Çka u bisedua në takimin Kurti-Lajçak?

Qeveria del me detaje: Çka u bisedua në takimin Kurti-Lajçak?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi u takuan për një drekë pune me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Për këtë takim, Zyra e Kryeministrit ka dhënë disa detaje.

Sipas ZKM-së, u diskutua për procesin e dialogut, propozimin evropian dhe për gjashtë pikat e prezantuara në seancën e kuvendit nga lryeministri Kurti në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

“Pas takimit, kryeministri Kurti tha se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara”, thuhet në komunikatën e ZKm-së.

“Ndërkaq çështje të caktuara që kanë të bëjnë me garancitë ndërkombëtare, mekanizmave zbatues dhe sekuencimin kohor do të adresohen në kuadër të bisedimeve në Bruksel. Kryeministri Kurti gjithashtu shtoi se konceptet demokratike dhe orientimi evropian na mbajnë me shpresë”, përfundon kumtesa.

Related Articles