Qeveria e Kosovës sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka rritur shpenzimet e saj në tremujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë së Kosovës në tremujorin e dytë të vitit 2023 kanë arrit 645. 9 milionë euro ose 642 mijë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sa ishin 581. 7 milionë euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, njofton se pjesën më të madhe të shpenzimeve të qeverisë e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 29 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet me 24 për qind, konsumi i ndërmjetëm 16 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.
Në raportin e publikuar për Llogaritë Qeveritare për tremujorin e dytë 2023 të publikuar nga ASK thuhet të hyrat e përgjithshme të Qeverisë në TM2 2023 ishin 654,4 milion euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat kanë qenë 635.2 milionë euro.
“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 75% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 21%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në raportin e ASK-së.