Qeveria sot pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në institucione publike

Qeveria sot pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në institucione publike

Qeveria e Kosovës të premten do ta mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të meren një sërë vendimesh, raporton Gazeta Enigma.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026.

Related Articles