Qeveria ukrainase: Sot mbi 5 mijë njerëz i përdorën korridoret humanitare

Qeveria ukrainase: Sot mbi 5 mijë njerëz i përdorën korridoret humanitare

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se nëntë nga 14 korridoret humanitare të deklaruara, të dielën, ishin shfrytëzuar nga qytetarët për t’iu shpëtuar luftimeve.

Vereshchuk tha se 3,950 njerëz u shpëtuan në rajonin e Kievit dhe se 1,600 persona të tjerë ishin në gjendje të arratiseshin nga rajoni Luhansk, që është në lindje të vendit.

“Qyteti i Mariupolit iu nënshtrua bombardimeve ajrore gjatë gjithë ditës,” tha Vereshchuk, shkruan CNN,transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles