As LDK nuk është për front të përbashkët opozitar me AAK-në.
Deputeti i kësaj partie, Anton Quni për Front Online tha se objektiv si parti e kanë të fitojnë besimin e qytetarëve.
Ai thotë se synojnë të dalim partia e parë në zgjedhjet. “Në objektivat e LDK-së për të ardhmen është që të fitoj besimin e qytetarëve. Ne synojmë të dalim partia e parë në zgjedhjet e radhës dhe ju siguroj se çdo ditë jemi më afër synimit tonë”, u shpreh ai për Front Online.
AAK-ja tashmë ka marrëveshje koalicioni me Nismën Socialdemokrate dhe disa parti të tjera.
Lëvizja Vetëvendosje është në vitin e fundit të mandatit e cila nga viti 2021 udhëheq si e vetme pasi në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi mbi 50 për qind të votave.