Anëtari i LDK-së, në Komisionin për Siguri, Anton Quni, ka bërë thirrje që dokumenti i strategjisë për siguri të hiqet.
Quni theksoi se në përmbajtje ky dokument është bosh.
“Në esencë është bosh, unë në komision kam kërkuar që ky dokument të shqyrtiohe, ishte para tre muajve kur kemi diskutuar, besoj që deri më tani duhej të shqyrtuar”, ka thënë Quni.
“Unë e kam një lutje, një kërkese, që ky dokument të hiqet, kryeministri dhe Këshilli i Sigurisë i Kosovës të sigurojë ekspertizë të lartë, të ketë në konsideratë zhvillimet globale, me theks të veçantë situatën në Ukrainë”.