Partia Socialdemokrate njoftoi se do të organizojë protestë të shtunën më 24 dhjetor, pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Sali Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet heqje lirie.
Lidhur me protestën e organizuar nga PSD-ja, ka bërë që të mbështesin protestën numër i madh i qytetarëve.
Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe vajza e Salih Mustafës, Buna Mustafa, e cila përmes rrjetit social Facebook, ka shpërndarë njoftimin për protestë.
Në mbështetje të protestës ka dalë, edhe gazetari Vehbi Kajtazi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, ka shkruar se pas dënimit të Calit, nuk i beson më kësaj gjykate.
Kajtazi ka shkruar se do të jetë i pranishëm në protestën e 24 dhjetorit.
Kur kam besuar se Gjykata Speciale do te jete e drejte, e paanshme dhe objektive, e kam mbeshtetur fuqishem ate.
Pas denimit te Calit, nuk i besoj me kesaj gjykate. Prandaj, te shtunen si rrallëhere do te dale ne protesten "Jo ne emrin tim". pic.twitter.com/rbGagL66pk— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) December 19, 2022
Përveç familjarëve të “Calit”, në mbështetje të protestës ka dalë edhe djali i dëshmorit Avdullah Tahiri, Ilir Tahiri.
Nën sloganin “Jo në emrin tim”, protesta ndaj vendimit të Speciales do të mbahet të shtunën me 24 dhjetor, nga ora 14 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Salih Mustafa, është denuar për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme të shqiptarëve në Kosovë. Ky është aktivendimi i parë i Gjykatës Speciale lidhur me akuzat për krime lufte në Kosovë.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torture ndaj shqiptarëve. Salih Mustafa u shpall fajtor për krime lufte në kompleksin në Zllash në vitin 1999.