Qytetarët pa ankesa për procesin e vaksinimit në sallën “1 Tetori”

Qytetarët pa ankesa për procesin e vaksinimit në sallën “1 Tetori”

Disa qytetarë u shprehën të kënaqur me procesin e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Aktualisht po vazhdon faza e dytë e procesit të imunizimit, ku janë duke u vaksinuar grup-mosha 65-79 vjeç.

Koordinatori i kësaj qendre Niman Bardhi, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme nuk mund të prononcohet për medie, si shkak i një mbledhje.

Në anën tjetër, qytetarja Lirije Gashi thotë se gjithçka po shkon në rregull.

“Po e mora vaksinën e parë, ndërsa dozën e dytë e kam pas një muaji. Unë s’e kam kaluar COVID-19, dhe inshallah nuk më bien me kalua”, tha ajo.

Edhe Bukurije Avdyli tha se edhe për të është doza e parë dhe se gjithçka shkoi në rregull.

“Po është doza ime e parë, Covidin e kam kaluar dhe po duket që gjithçka po shkon në rregull”, tha Avdyli.

Kosova aktualisht po imunizon popullatën me vaksinat e siguruara si donacion nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga vaksinat e dhuruara nga Bashkimi Evropian. Qeveria e Kosovës ka thënë se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milion dozave të vaksinës, të cilat do të arrijnë në vend deri në fundit të vitit./Gazeta Enigma/

Related Articles