Milan Radojçik ishte arratisur nga Policia e Kosovës te enjtën në mesditë në piken kufitare në Bërnjak.
Sipas Policisë ai ishte arratisur gjatë kohës kur zyrtarët policor po kryenin procedurat e verifikimit.
Radojçiq është deklaruar për herë të parë për ngjarjen e djeshme.
Ai po e konsideron si përndjekje politike urdhër arrestin e lëshuar kundër tij nga gjykata në Kosovë.
Milan Radojçiq insison se nuk ka ndërlidhje me rastin “Brezovica”, për të cilin është lëshuar urdhërarrest.
“Së pari dua të theksoj se nuk kam asnjë lidhje me akuzat që, siç mësova nga mediat, më ngarkohen, siç e dinë edhe urdhërdhënësit e kësaj përndjekjeje politike, por edhe ata që e kryejnë”, ka thënë ai.
Krejt në fund Milan Radojçiq ka thënë se akuza të tilla nuk do ndikojnë në dëbimin e tij nga Kosova dhe as në dobësimin në luftën për Serbinë.
“Nëse dikush në Kosovë e Metohi, qoftë nga institucionet apo përfaqësuesit ndërkombëtarë, mendon se akuza të tilla të rreme mund të më dëbojnë përgjithmonë nga Kosova dhe Metohia ose të më ndajnë nga bashkatdhetarët e mi dhe të dobësojnë luftën për Serbinë dhe serbët, ai gabohet rëndë”, përfundon ai./GazetaEnigma/