Rafet Ibishi suspendohet nga Trepça (Dokument)

Rafet Ibishi suspendohet nga Trepça (Dokument)

Ish-ushtruesi i i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, Rafet Ibishi, është suspenduar nga një pozitë tjetër që e mbante në këtë ndërmarrje, raporton Gazeta ‘Enigma’.



Menaxhmenti i Trepçës e ka justifikuar këtë vendim si masë disiplinore pas sulmit fizik ndaj ushtruesit të tanishëm të detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmanit, si dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiut.

Përpos Ibishit, janë suspenduar edhe Zenel Ibishi, Rrahman Latifi, Sehfki Rama, Bajram Sadiku, Bajram Istrefi dhe Burim Hajdari./Gazeta Enigma/

Related Articles