Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të protestojë ditën e enjte, nga fillluar nga ora 10:00 deri në ora 12:00. Protesta vjen për shkak të pakënaqësive të tyre lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna tha se nesër është vetëm hapi i parë.
“Nesër është hapi i parë, protestat nuk do të ndalen. Shpresojmë të reflektojnë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, me këtë proteste jo vetëm po e mbrojmë biznesin por edhe qytetarët, që të mos ulët standardi jetësor”, u shpreh Rafuna.
Ai po ashtu tha se është krijuar monopol, pasi operon vetëm KEDS.
“Nuk jemi kundër daljes së tregut të lirë, por na duhet një tranzicion, nuk mundemi brenda muaji”, tha ai, duke shtuar se iu nevojitet rreth 1 vit për të bërë përgatitjet e duhura.
Rafuna potencoi se kanë marrë leje nga policia dhe se kjo është protestë vetëm e bizneseve.