Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar të turpshëm faktin që qytetarëve të Kosovës nuk iu mundësohet lëvizja e lirë në Bashkimin Evropian. Në një takim me ministrin gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth, kryeministri shqiptar e ka quajtur lojë shahu situatën e Kosovën “që si ushtar ka mbetur në cep”.
Ai ka thënë se Bashkimi Evropian e ka marrë peng Kosovën, që edhe pse është thënë se ka përmbushur kriteret, ende s’ka marrë liberalizimin e vizave.
“Politika është shah, shahu është lojë pengjesh. Mendoj se te kjo e drejtë bazike, BE nuk duhet të marrë peng askënd, që jeton në këtë rajon, për shkak të firmës të vaksinës që ka bërë. Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën. Peng është dhe Kosova, i një loje shahu, ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtar ta marrë peng. Jo se është i gjithë Bashkimi Evropian me të njëjtin vendim, por se njëri nga figurat e shahut thotë jo. E turpshme, por nuk ke çfarë i bën”, ka thënë ai në një konferencë për media me Rothin.
Ai tutje ka thënë se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj për çeljen e negociatave për pranim në BE.