Rama dhe Abazoviqi në mesditë konferencë të përbashkët me Zelenskyn

Rama dhe Abazoviqi në mesditë konferencë të përbashkët me Zelenskyn

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas, pas mbërritjes në Kiev.

Të shoqëruar nga delegacionet përkatëse, ata do të nisen fillimisht drejt rajonit të Buchas, ku masakra ruse është vërtetuar më së shumti.

Rama dhe Abazoviq do të vizitojnë zonat e bombarduara të Borodyankas dhe Irpinit dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.

Sipas abcnews.al, në orët e para të mesditës liderët do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Nga aty tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita do të vazhdojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Related Articles