Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të mbajtur në Forumin e Prespës në Ohër bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh midis vendeve të rajonit, në mënyrë që të mos mbeten peng i vendimmarrjes së Bashkimit Evropian dhe konflikteve të vjetra.
Teksa ktheu në vëmendje konfliktet që ende ekzistojnë në rajon, siç është ai mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ky konflikt nuk duhet të pengojë vendet e tjera të rajonit që të zhvillohen.
“Kemi probleme në këtë rajon, kemi konflikte që duhet të zgjidhen, megjithatë ajo që mban konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet t’i mbajë edhe vendet e tjera të pazhvilluara.
Dhe derisa përpiqemi ta zgjidhim këtë konflikt, ka shumë çështje të tjera që mund të bëjmë bashkërisht, edhe kjo bëhet edhe më pak e vështirë të zgjidhet si çështje”, u shpreh kryeministri Rama, duke theksuar se mënyra më e mirë për të përmirësuar jetën e banorëve në vendet e rajonit është që të hiqen barrierat për njerëzit, mallrat dhe kapitalin.