Rama – liderëve evropian: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Rama – liderëve evropian: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Në fund të Samiti, e mori fjalën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili citoi një fjalë nga Kanuni drejtuar liderëve evropian.

‘Dëshiroj të ndaj me ju faktin që në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë ka një kapitull që ka të bëj me mikpritjen, dhe, ai fillon me një citim që thotë: “Shtëpia e shqiptari i përket Zotit dhe mikut”, dhe kjo fjali është vërtet shumë e thellë dhe është origjinë e faktit që ne arritëm në fund të luftës së dytë botërore, si vendi që kishte më shumë hebrenjë të cilët erdhën për tu mbrojtur, shqiptarët i mbrojtën ata me jetën e tyre. Ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miq, gjë të rëndësishme e kemi të ju japim ushqim shumë të mirë. Kështu që për këtë arsye pavarësisht që thuhet se dreka asnjëher nuk është falas, sot do ta shikoni se e është e kunderta, sepse saherë që të vini në Shqipëri në çfarëdo lloj cilësie jeni gjithmonë të mikpritur”, përfundoi Rama./GazetaEnigma/

LEXO EDHE:

Related Articles