Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ardhur me një reagim për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, pas arrestimit të tre zyrtarëve policor në territorin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Rama, përmes një postimi në Twitter, ka paraqitur 5 pika, përmes të cilave ka shprehur reagimin e tij.
Në reagim thuhet:
“1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, ka shkruar Rama. /Gazeta Enigma