Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka pritur kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me ceremoni shtetërore, raporton Gazeta Enigma.
Në takimin e të dy palëve u diskuta për çështje aktuale që po ndodhin në Kosovë, veçmas sa I përket reciprocitetit.
Rama para media ka thënë se sa I përket aplikimit të reciprocitetit është jo vetëm një normë elementare e të drejtës legjitime të shtëtit të Kosovës, por sipas tij është edhe një marrëveshje e arritur me kohë mes të dyja qeverive respektive.
Kryeministri Rama ka thënë se qëndrimi i Republikës së Shqipërisë të cilin e gjykon qartë, drejtë dhe që mbetete i pandryshuar qysh nga ka çasti i parë që u shfaq ky problem.
“E drejta është këtu me Kosovën dhe pikë, nuk është me Serbinë”, ka potencuar ai.
LEXO EDHE: Rama në Prishtinë ‘godet’ Serbinë: Manovrat teatrale në veri, janë për të ardhur keq
Ai tutje ka theksuar se Serbia nuk ka asnjë të drejtë që të i kthej targave e automjeteve me përdorim të përgjithshëm në një përditshmëri ku mizën po e bënë bullë
Ndër të tjera, i pyetur se a ka pasur ndonjë bisedë me presidentin e Serbisë, Alekasandar Vuçiq, Rama ka thënë se nuk ka pasur asnjë llojë bisede me Vuçiq, sepse sipas tij nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar.
“Jemi ne kushtet kur e drejta është me Kosovën, dhe kjo është shumë e qartë. Ne jemi në krahë të Kosoves, siç është I gjith komuniteti ndërkombterë”, ka theksuar ai.