Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Italisë, për konferencën mbi Evropën.
Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në konferencën e 10 të “The State of the Union” me temë “Europa në një botë që ndryshon”.
E organizuar nga Instituti Evropian i Firences, kjo konferencë do të diskutojë mbi rolin e Evropës në zhvillimin botëror.
Në takim do të jenë të pranishëm edhe Luigi di Maio e presidentja e KE-së, Ursula Von der Layen.
Rama do të jetë një nga folësit e konferencës, rreth orës 15:00, ditën e enjte. /TCH/