Rama zbulon se sasi e madhe nafte dhe gazi është zbuluar në nëntokën shqiptare

Rama zbulon se sasi e madhe nafte dhe gazi është zbuluar në nëntokën shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri sot të ditur se kompania holandeze SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri.

Rama në një takim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencialë tha se ky zbulim do të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e Shqipërisë, por në të  ardhmen energjetike të Evropës.

“Kemi kënaqësi për të pasur në vendin tonë SHELL-in. Shpresojmë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik dhe pse jo atë rajonal dhe përtej një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell-i po arrin të realizoj në vendin tonë.

Si çdo holandez i mirë ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm, të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Lidhur me këtë zbulim të SHELL-it, ka folur edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku.

“SHELL po punon në Shqipëri prej disa kohe dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh, por ende pa dhënë e shifra…

Është e sigurt se Shqipëria do të jetë një prej vendeve që do prodhojë një sasi të rëndësishme gazi dhe nafte. E ndarë me 60 për qind për naftë dhe 40 për qind për gazin”, tha Balluku. 

Related Articles