Ramush Haradinaj i jep Kurtit “leksione” se si të sillet me Malin e Zi

Ramush Haradinaj i jep Kurtit “leksione” se si të sillet me Malin e Zi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, gjatë seancës së sotme i ka dhënë leksione se si të sillet në raport me Malin e Zi, kryeministri, Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast ai tha se akoma nuk janë vendosur gurët në kufirin Kosovë Mali i Zi, dhe kjo gjë duhet të bëhet.

“I propozoj qeverisë së re, ndoshta nga mos përvoja…Së pari qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë, ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si alencë, qoftë me ekpertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj.

“Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi…Komisioni duhet të krijohet…Mos harroni ky parlament ka hy në obligim me i zbatu të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë parlament”, u shpreh ai ndër të tjera.

Tutje tha se nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri, atëherë duhet çështja të kalojë në Arbitrazh. “Nuk duhet krijuar tensione të panevojshme por të shkohet në Arbitrazh”, përfundoi ai.

Related Articles