Hoti: Albin Kurti të më kërkoj falje, Qeveria e tij s’do ta ketë gjatë

Hoti: Albin Kurti të më kërkoj falje, Qeveria e tij s’do ta ketë gjatë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pret kërkim falje nga partia në pushtet VV-ja dhe kryeministri Albin Kurti për kritikat që ia kishin bërë në kohën kur u arrit Marrëveshja e Ëashingtonit, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast Hoti tha se raporti i SHBA-së për liqenin e Ujmanit, që dje i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, hedh poshtë atë që ka pretenduar VV-ja e Kurti se është shkelur sovraniteti.

“Tash raportin e kam në duar. Pres deklarim të qeverisë lidhur me pyetjen se a e cenon sovranitetit e Kosovës mbrojtësi më i madh (SHBA v.j.) i sovranitetit të vendit tonë. E udhës do të ishte të kërkojë falje. U pata thënë edhe atë kohë të mos nguten, se koha po i nxjerr të gjitha në dritë”, ka thënë Hoti, duke shtuar se kjo qeveri “nuk do ta ketë gjatë, siç nuk e kishte herën e parë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar qëndrimin e Qeverisë për Marrëveshjen e Ëashingtonit. “Dua të di se cili është qëndrimi i Qeverisë për Marrëveshjen e Ëashingtonit. Ne e dimë se kryeministri kishte deklaruar që ajo është listë e zotimeve, ndërkaq zyrtarë tjerë të Qeverisë kanë thënë se ajo nuk ka peshë juridike. A mund të tregojë Qeveria se a do të fillojë implementimin e kësaj marrëveshje apo jo? Javën e kaluar Qeveria nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar me Malin e Zi, para se të fillojë një marrëveshje të tillë, ku mbeti Zhlebi e Qakorri?”, ka pyetur Tahiri./Gazeta Enigma.

Related Articles