Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërsa, sot janë regjistruar 6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.
Nga 2 mijë e 102 testimet e kryera, 25 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
1 person është shëruar nga ky virus.
Njoftimi i Ministrisë Shëndetësisë:
25 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.
Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591.